Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berberi në Serbi ‘pikturon’ Messin në prag të Kupës së Botës

Berberi në Serbi ‘pikturon’ Messin në prag të Kupës së Botës

11:55, 13/06/2018
A+ Aa A-

A jeni duke kërkuar për një prerje të re të flokëve, për të festuar Kupën e Botës me stilin tuaj të veçantë? A ju kujtohet modeli i flokëve të brazilianit Ronaldo në Botërorin e vitit 2002, në Korenë e Jugut dhe Japoni, që u shndërrua në “epidemi virale” në të gjithë botën, sidomos te fëmijët? Natyrisht, evente të tilla madhore globale lënë shenjën e tyre edhe në këtë drejtim, si tek ata që janë aktorët e vërtetë, në fushën e lojës, ashtu edhe te tifozët.

Një floktar (berber) në Serbi ka prerë “portretet” e yjeve të futbollit botëror, Lionel Messit të Argjentinës dhe Cristiano Ronaldos së Portugalisë mbi pjesën e prapme të kokave të tifozëve, të cilët duket se do të frymëmarrin muajin në vazhdim bashkë me oksigjenin edhe futboll, Kupën e Botës së Rusisë.

Mario Hvala shpalos kreativitetin e tij të lirë kur rruhet ose kur qethet dhe bën ndonjë “tatuazh të flokëve” në sallonin e tij të Novi Sadit, përpara fillimit të Kupës Botërore, të enjten. “E gjitha filloi nëntë vjet më parë, – thotë ai, me një sugjerim për një klient, – për të bërë diçka të ndryshme. Kjo që po shihni kësaj here përfundoi me një tarantulë të skalitur nga prerja e flokëve në anën e pasme të kokës së njeriut. Dhe është kthyer si diçka në modë në qytetin e dytë më të madh serb të Novi Sadit. Portretet janë më komplekse, kur bëjmë tatuazhet e flokëve”, – sqaron Hvala për “AFP”.

Me Serbinë të kualifikuar për Kupën e Botës në Rusi, Hvala goditi idenë e “vizatimit” të fytyrave të dy lojtarëve më të mirë të futbollit në botë për tifozët. “Kur kam bërë portretin e Ronaldos kam marrë shumë komente pozitive dhe njerëzit janë habitur, – thotë 35-vjeçari. – Klientët e “flokëve tatoo” shpesh tërheqin vështrime kurioze nga kalimtarët, ose marrin kërkesa për fotografi. Dhe ndoshta këtu është i gjithë suksesi i kësaj pune”.

Një qethje normale në sallonin e tij kushton 1000 dinarë (8 euro, 9.5 dollarë), por një “dizenjim” i plotë i këtij lloji kushton 150 euro. Për Sreten Pantic, 35 vjeç, i cili zgjodhi të bënte Ronaldon në kokën e tij, dhe për Aleksa Maricevic, 27 vjeç, i cili zgjodhi të bënte Messin, berberi Hvala punoi pa pagesë, për qëllime promocionale. “Kjo është hera e dytë që po bëj një tatuazh të flokëve, – tha Mariceviq. – I pari ishte i presidentit rus, Vladimir Putin”./ telesport

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco