Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi se do të sulmojë urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse nuk do të rikthehet në bisedime.
Komentet i bëri gjatë një interviste për Fox News, ndërsa të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr për të katërtën ditë radhazi pas fundit të armëpushimit.
Më herët, Trump anuloi kërcënimin për një tarifë prej 20% për të gjitha anijet e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, por rifilloi bllokadën e porteve iraniane.
“Javën tjetër do të bëhet shumë keq për ta. Do t’i rrëzojmë të gjitha termocentralet e tyre. Do t’i rrëzojmë të gjitha urat e tyre nëse nuk ulen në tryezë dhe nuk negociojnë”, tha ai.
Trump tha se negociatorët amerikanë u kishin thënë homologëve të tyre iranianë të martën në mbrëmje se “më mirë të bëni një marrëveshje, ose nuk do t’ju mbetet asgjë”.
Përshkallëzimi i retorikës vjen pasi Trump tha se taksa prej 20% që ai kishte kërcënuar të vendoste në Ngushticën e Hormuzit do të zëvendësohej nga marrëveshje “masive” tregtare dhe investimesh me shtetet e Gjirit.
Njoftimi i tij erdhi disa orë para se SHBA-të të rifillonin bllokadën e porteve iraniane.
© SYRI.net