Një person ka vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit Alcatraz në Gjirin e San Franciskos, thanë zyrtarët të martën.
Njëmbëdhjetë anije vazhduan të kërkonin dy personat e zhdukur, tha Shefi i Zjarrfikësve të San Franciskos, Dean Crispen, në një konferencë për shtyp.
Imazhet e kanaleve lokale treguan anijen pothuajse tërësisht të zhytur me çatinë e saj ende mbi ujë, e më pas duke u fundosur nën sipërfaqe.
Roja Bregdetare e SHBA-së tha se po punonte me agjenci të tjera në operacionin e kërkim-shpëtimit.
Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, u tha Crispen gazetarëve pranë vendit të ngjarjes. Ndryshe nga raportimet fillestare, nuk pati zjarr në anije , tha ai.
Një varkë policie ishte anija e parë e shpëtimit që mbërriti dhe zyrtarët gjetën një person të plagosur rëndë, tha Crispen. Pacienti vdiq pavarësisht ndihmës kardiopulmonare, tha ai.
Nga 19 personat në bord, 13 arritën të zbarkonin shëndoshë e mirë në breg, tre u dërguan në spital , një vdiq dhe dy mbetën të zhdukur, tha ajo.
“Ne ende po kryejmë një kërkim aktiv në zonë. Kemi 11 anije në ujë që po kryejnë këtë kërkim. Do të vazhdojmë për orë të tëra për t’u siguruar që t’i gjejmë këta dy persona të zhdukur, nëse është e mundur”, tha Crispen.
🚨Newest information: One person is dead after a 20 foot boat reportedly caught fire and has since sunk, in the #SanFrancisco Bay Tuesday afternoon, triggering a large-scale search and rescue response.
The incident occurred in the waters between the Golden Gate Bridge and… https://t.co/RBrnY7qetJ pic.twitter.com/wU9cPjWKkF
© SYRI.net