Rusia pezullon transportin detar në Detin Azov, forcat ukrainase i shënjestruan 90 anije në më pak se një javë

Rusia pezullon transportin detar në Detin Azov, forcat ukrainase i shënjestruan 90 anije në më pak se një javë

09:42, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rusia është detyruar të pezullojë transportin detar në Detin Azov pasi 90 anije u shënjestruan nga dronë ukrainas në më pak se një javë.

Shefi i forcave të dronëve të Ukrainës, Robert Brovdi, tha të dielën se njësitë e tij kishin goditur 10 anije cisterna dhe katër tragete gjatë natës, si dhe një rafineri të madhe nafte në qytetin Syzran. Ai shtoi se ka pasur disa sulme në nënstacionet e energjisë elektrike në Krimenë e pushtuar.

“Poshtërimi teknologjik i perandorisë 'ruse' vazhdon. Ajo do të bjerë për shkak të Krimesë”, shkroi Brovdi në mediat sociale.

Ai tha se flota në hije e Moskës, e cila transporton produkte nafte të sanksionuara në të gjithë botën, po “tkurrej dukshëm” dhe nuk mund të përdorte më ngushticën e Kerçit, që lidh Detin e Azovit me Detin e Zi.

Deti i Azovit është një rrugë ujore jetësore që lidh Rusinë me Evropën Lindore . Ai ka rëndësi të madhe ekonomike dhe ushtarake për Moskën, e cila e përdor atë për të transportuar naftë, drithëra dhe produkte të tjera si çeliku në tregjet ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco