Kuvajti ka dënuar sulmet iraniane ndaj territorit të tij, duke deklaruar se ato dëmtojnë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon, ndërsa Teherani pretendoi se kishte goditur bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, raporton AFP.
Ministria e Jashtme e Kuvajtit, përmes një deklarate zyrtare, shprehu “kundërshtimin më të fortë ndaj sulmeve të përsëritura dhe të paligjshme iraniane”.
“Vazhdimi i këtyre sulmeve të guximshme, në një kohë kur po zhvillohen përpjekje rajonale dhe ndërkombëtare për uljen e tensioneve, minon në mënyrë sistematike përpjekjet për të zbutur situatën”, thuhet në deklaratë.
Kuvajti theksoi se sulmet vijnë në një moment delikat për Lindjen e Mesme, ku komuniteti ndërkombëtar po kërkon shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.
© SYRI.net