Rusia nisi sulme me raketa në Kiev dhe Odesa gjatë natës së kaluar, thanë autoritetet lokale në Ukrainë, duke shtuar se disa persona u plagosën.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko, tha në rrjetet sociale se sulmet shkaktuan zjarre në dy lagje të qytetit dhe se dy persona u plagosën.“Armiku po sulmon Kievin me raketa balistike. Qëndroni në strehimore”, shkroi Klitschko në Telegram.
10 persona u plagosën në sulmin me raketa në portin e Odessa-s, tha guvernatori rajonal Oleg Kiper.
Këto sulme ndodhën ndërsa samiti i liderëve të NATO-s ishte në zhvillim e sipër në Ankara, në të cilin ishte i ftuar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
© SYRI.net