Kryeministri Anthony Albanese kërkon falje për komentet e papërshtatshme ndaj artistes Kylie Minogue

Kryeministri Anthony Albanese kërkon falje për komentet e papërshtatshme ndaj artistes Kylie Minogue

14:27, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri australian Anthony Albanese ka kërkuar falje për komentet që bëri për yllin e muzikës pop Kylie Minogue në një intervistë javën e kaluar.

Ai ishte shfaqur në podkastin Bush Deep me komedianen Nikki Osborne, e cila e pyeti gjatë një interviste 20-minutëshe nëse do të martohej apo do të dilte me Kylie Minogue, aktoren Nicole Kidman apo artisten Rhonda Burchmore.

Pasi fillimisht u përpoq ta shmangte pyetjen me përgjigjen "Sapo jam martuar, kam vetëm gjashtë muaj që jam martuar", Albanese nga ana tjetër pohoi pyetjen e Osbern për Kylie Minogue duke cituar së ajo është fantastike.

Ai u prit shpejt nga një valë dënimesh, me Deputetin e Partisë Community Strong, Zali Steggall që i quajti komentet e tij "krejtësisht të papërshtatshme" duke shtuar se ai "duhet të mësojë të kundërshtojë dhe të udhëheqë ndërsa Ministrja e Komunikimit Sarah Henderson, tha në një postim në X se komentet ishin "mosrespektuese ndaj grave, të turpshme për australianët dhe poshtëruese për zyrën e Kryeministrit".

Osborne së bashku me faqen e saj të podkasteve përshkruhet si një gazetare që bën "pyetje që askush tjetër nuk do të guxonte".

Ndërkohë në një deklaratë ditën e hënë kryeministri tha: “Kërkoj ndjesë pa dyshim për komentet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco