Bilanci i ri: 21 persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm rus në Kiev

Bilanci i ri: 21 persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm rus në Kiev

18:23, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shërbimi ukrainas i shpëtimit njoftoi sot në rrjetet sociale se 21 persona u vranë në sulmin rus në Kiev gjatë natës së kaluar.

Shërbimi shtoi se 85 persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë. Në bilancin e mëparshëm, kishte 17 të vdekur dhe 90 të plagosur.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha më herët sot se nesër do të jetë ditë zie.

 “Është sulmi më masiv ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022”, njoftoi Klitschko në rrjetet sociale.

Shërbimet e shpëtimit ukrainase thanë se kërkimi për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco