Temperaturat jashtëzakonisht të larta javën e kaluar në Holandë çuan në vdekjen e rreth 480 personave, njoftuan sot autoritetet holandeze.
Viktimat e të nxehtit nga 22 deri më 28 qershor ishin kryesisht njerëz mbi 80 vjeç.
Temperaturat rekord kanë arritur pothuajse 40 gradë Celsius në Holandë, sipas Reuters.
Në Francë, rreth 1,000 njerëz vdiqën për shkak të temperaturave të larta, por vlerësohet se numri mund të jetë më i lartë.
© SYRI.net