Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama, dhunë policore kundër shqiptarëve

16 fëmijë të shpëtuar Prej 4 vitesh në izolim në kushte çnjerëzore, shpëtohet 16 fëmijë në Ohio

16 fëmijë të shpëtuar Prej 4 vitesh në izolim në kushte çnjerëzore, shpëtohet 16 fëmijë në Ohio

17:54, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

16 fëmijë janë shpëtuar nga autoritetet në shtetin e Ohio, pasi u gjetën duke jetuar në kushte të rënda neglizhence dhe të pasigurta brenda një banese në Hamden. Sipas hetuesve, fëmijët, të moshës nga 18 muaj deri në 18 vjeç, ishin mbajtur të izoluar pothuajse gjatë 4 viteve të fundit në një dhomë të vetme dhe nuk kishin ndjekur asnjëherë shkollën.

Prokurori i Përgjithshëm i Ohio, Andy Wilson, deklaroi se gjendja e tyre ishte alarmante.

“Po punojmë për këtë tani. Disa nga këta fëmijë as nuk mund të flisnin. Ishte e tmerrshme. Dua të them, ata me të vërtetë dukeshin, dukeshin pothuajse si kafshë të egra. Ishte e tmerrshme. Pra, kur flasim për lexim, shkrim dhe arsim, po flasim për një nivel krejt tjetër pritjesh këtu. Është mjaft e vështirë vetëm t’i bësh këta fëmijë të jenë në gjendje të shkruajnë. 18-vjeçari nuk mund ta shkruajë emrin e tij”.

Katër anëtarë të familjes, të identifikuar si prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve, janë arrestuar dhe akuzohen për rrezikim të rëndë të jetës së të miturve.

Ata u paraqitën para gjykatës, e cila caktoi një garanci prej 300 mijë dollarësh për secilin.

Ndërkohë, të gjithë fëmijët janë marrë në kujdes të përkohshëm nga shërbimet shtetërore dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco