Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përsëriti të mërkurën angazhimin e tij për të forcuar lidhjet me Kinën, duke u zotuar të punojë së bashku me Presidentin Xi Jinping për t'i "shtuar shkëlqim socializmit", raportuan mediat shtetërore.
Në një mesazh urimi drejtuar Xi-së me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze (PKK), Kim tha se ishte gati të punonte përkrah Xi-së për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënies "miqësore dhe bashkëpunuese", që ai e përshkroi si një pasuri të përbashkët të të dy popujve, raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
"Nuk ka Kinë të re pa Partinë Komuniste. Kjo është e vërteta që populli kinez e ka kuptuar ndërsa përparon nën udhëheqjen e saj për shumë vite", shtoi Kim.
Kim kujtoi samitin e tij me Xi në Phenian muajin e kaluar, duke e quajtur atë një "rast historik të thellimit të miqësisë dhe besimit miqësor midis dy aleatëve".
Xi bëri një vizitë shtetërore dy-ditore në Phenian më 8-9 qershor, vizita e tij e parë në Korenë e Veriut në gati shtatë vjet.
"Superioriteti absolut i marrëdhënieve midis dy vendeve garantohet fuqimisht nga udhëheqja e palëve", tha më tej Kim./ AA.
© SYRI.net