Kuba: Reformat nuk do ta ndryshojnë modelin politik

Kuba: Reformat nuk do ta ndryshojnë modelin politik

08:39, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti kubanez, Miguel Díaz-Canel deklaroi se reformat e miratuara për të adresuar krizën e ishullit, nuk përfshijnë ndryshime në sistemin socialist.

Gjatë mbylljes së Kongresit të 22-të të Federatës së Punëtorëve Kubanë, udhëheqësi hodhi poshtë presionin e jashtëm: "Aleanca e armiqve të Revolucionit është qartë e dukshme në sulmin ndaj këtij procesi, duke u përpjekur të promovojë propozime neoliberale dhe duke kërkuar ndryshime në modelin politik të Kubës, që nuk do të përfshihen kurrë në planin për transformimin ekonomik dhe social që kemi ndërmarrë."

Paketa e miratuar së fundmi prej 176 masash, përfshin hapjen e vendit për bankat private, tërheqjen e kapitalit nga diaspora dhe uljen graduale të subvencioneve.

Eventi sindikal mblodhi së bashku 759 delegatë, 561 prej të cilëve ishin të lidhur nëpërmjet videokonferencës për shkak të emergjencës energjetike të vendit.

Në seanca u diskutua Kodi i ri i Punës, i cili do të votohet në korrik.

Ndryshimet përfshijnë punësimin e jashtëzakonshëm të adoleshentëve midis moshës 15 dhe 18 vjeç, punën e dyfishtë dhe turne të reduktuara me pagë proporcionale. Sindikata, e cila ka 269,285 anëtarë, ka emëruar gjithashtu një sekretariat të ri prej 13 anëtarësh të udhëhequr nga Osnay Miguel Colina./ ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco