Dy persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë gjatë përpjekjes për t’u ulur në një aeroport në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, të enjten, njoftuan autoritetet.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 13:00 me orën lokale, pranë Aeroportit Bemowo, në pjesën perëndimore të qytetit.
Sipas zjarrfikësve, aeroplani doli nga pista, u përplas me një ndërtesë dhe më pas u përfshi nga flakët. Të dy personat që ndodheshin në bord humbën jetën.
Dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital, tha Lukasz Darmofalski nga Komanda Rajonale e Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve.
Katër ekipe zjarrfikësish u angazhuan në vendngjarje, ku shuan zjarrin dhe siguruan zonën e aksidentit.
Shkaqet e rrëzimit nuk dihen ende. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
© SYRI.net