Një anije me flamur iranian është goditur në orët e para të së enjtes në Gjirin e Omanit, sipas deklaratave të guvernatorit të qarkut Shirik në Iran, të raportuara nga agjencia e lajmeve Mehr News Agency.
Sipas zyrtarit iranian, anija rreth 150 tonëshe, në pronësi të banorëve të rajonit Shirik, po transportonte mallra bazë nga porti i Khasabit në Oman drejt Iranit kur është goditur nga një raketë e dyshuar amerikane.
Ngjarja ka ndodhur rreth pesë milje detare nga porti i Khasabit, në një zonë detare me rëndësi strategjike pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin global të naftës.
© SYRI.net