Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu herët këtë mëngjes në një zonë turistike në ishullin spanjoll të Majorkës.
Një zëdhënës i Gardës Civile tha se nëntë persona u dërguan në spital për trajtim nga thithja e tymit.
Zjarri shpërtheu rreth orës pesë të mëngjesit në katin e tretë të një ndërtese banimi në zonën e Magaluf, tha Garda Civile në një deklaratë.
Qiramarrësit u përpoqën pa sukses ta shuanin zjarrin, i cili u përhap në pjesën tjetër të ndërtesës.
Më shumë se 12 persona u evakuuan. Zjarri u shua rreth dy orë më vonë.
Kombësia e viktimave nuk është bërë e ditur.
© SYRI.net