Lajmi i fundit

Zyrtare: Bien sanksionet, Sali Berisha njoftohet se mund të udhëtojë drejt SHBA-ve

Shpërthim tragjik në Kinë, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur

Shpërthim tragjik në Kinë, 7 të vdekur dhe 17 të plagosur

10:02, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit në jug të Kinës.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:40 me orën lokale në qytetin Xingan, pjesë e rajonit Guangxi, i njohur për burimet minerale dhe aktivitetin bujqësor.

Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk ndodhet në gjendje kritike.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit kanë nisur menjëherë. Autoritetet kanë përjashtuar paraprakisht mundësinë që aksidenti të ketë lidhje me tubacionet e gazit natyror, ndërsa pritet një raport më i detajuar për rrethanat e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco