Zyrtari amerikan gjendet i vdekur në një hotel në Myanmar, shkaqet mister. Arrestohet një person

Zyrtari amerikan gjendet i vdekur në një hotel në Myanmar, shkaqet mister. Arrestohet një person

13:03, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zyrtar amerikan është gjetur i vdekur në kryeqytetin tregtar të Myanmarit, Yangon. Lajmin e njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. 

“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane që punonte në Ambasadën Amerikane në Yangon”, tha një zëdhënës.

Zyrtari u gjet i vdekur në Sakura Residence & Hotel në Yangon, i vendosur në një nga lagjet kryesore diplomatike të qytetit, sipas dy personave të njohur me incidentin. Një grua tajlandeze ishte arrestuar në lidhje me vdekjen.

“Kjo është aktualisht një çështje ndihme konsullore dhe një hetimi policor që po zhvillohet përmes kanaleve zyrtare përkatëse”, tha ministria e jashtme e Tajlandës, duke refuzuar të komentojë më tej.

Myanmari ka qenë në trazira politike dhe ekonomike që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në shkurt 2021, duke arrestuar laureaten e Çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi , dhe anëtarët e qeverisë së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco