Të paktën 12 persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e Johannesburg, njoftoi policia e Afrikës së Jugut.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Jumpers Informal Settlement, në lagjen Cleveland të Johannesburgut.
Sipas autoriteteve, persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish, duke shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash.
ë plagosurit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e disa prej tyre raportohet serioze.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar autorët. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e ngjarjes dhe nuk është raportuar për ndonjë arrestim.
© SYRI.net