jë zjarr i madh ka përfshirë portin e peshkimit të Mantës në provincën Manabí në Ekuador, duke shkatërruar dhjetëra anije dhe duke shkaktuar panik në një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë së peshkimit në Paqësor.
Sipas autoriteteve, flakët shpërthyen në zonën portuale dhe u përhapën me shpejtësi në anijet e ankoruara, të cilat në pjesën më të madhe ishin të ndërtuara me materiale të ndezshme si fibra qelqi. Deri tani raportohet se të paktën 35 anije peshkimi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi që mbulojnë të gjithë zonën e portit, ndërsa në disa momente janë raportuar edhe shpërthime zinxhir nga mjetet lundruese.
𝗜𝗻𝗰𝗲𝗻𝗱𝗶𝗼 𝗲𝗻 𝗽𝘂𝗲𝗿𝘁𝗼 𝗱𝗲 𝗠𝗮𝗻𝘁𝗮 𝗱𝗲𝗷𝗮 𝟯𝟱 𝗲𝗺𝗯𝗮𝗿𝗰𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘀 𝗱𝗲𝘀𝘁𝗿𝘂𝗶𝗱𝗮𝘀
— dereporte (@dereportecom) June 7, 2026
Las autoridades de Ecuador informaron que aumentó a 35 la cifra de embarcaciones destruidas tras el incendio ocurrido en el puerto de Manta, ubicado en la provincia… pic.twitter.com/TNfifSJoCu
Nga incidenti janë plagosur disa persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalet lokale. Sipas autoriteteve, disa prej tyre kanë pësuar djegie, por ende nuk ka detaje të plota për gjendjen e tyre shëndetësore.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë punuar për orë të tëra për të vendosur flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të portit dhe infrastrukturës përreth.
Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim, ndërsa sipas dëshmive të para, flakët mund të kenë nisur gjatë punimeve të saldimit në një nga anijet e ankoruara, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Autoritetet ekuadoriane kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të vlerësuar dëmet, të cilat pritet të jenë të konsiderueshme për ekonominë lokale dhe industrinë e peshkimit në zonë.
Devastador panorama en Manta. Reportan lo que sería un ataque terrorista contra varias embarcaciones. https://t.co/ricMWjSFgd pic.twitter.com/auqmt56013
— Emergencias Ec (@EmergenciasEc) June 6, 2026
© SYRI.net