Lajmi i fundit

EMRI/ Vrasja në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimës

Mbi 200 të plagosur nga tërmeti në Filipine, shkon në 14 numri i viktimave

Mbi 200 të plagosur nga tërmeti në Filipine, shkon në 14 numri i viktimave

11:11, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Momente paniku është regjistruar në Filipine. Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ra të hënën në mëngjes pranë një qyteti me 720,000 banorë në jug të vendit.

Të paktën 14 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa u shembën dhe u lëshuan paralajmërime për cunami si për Filipinet ashtu edhe për vendet përreth.

Epiqendra ishte e vendosur në ishullin e dytë më të madh në arkipelag, vetëm 10 kilometra i thellë, që do të thotë se vala goditëse u ndje jashtëzakonisht e dhunshme. Tërmeti fillestar u pasua nga lëkundje të shumta pasuese, disa me magnitudë mbi 6 ballë.

Qendra e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor tha se kërcënimi i cunamit kishte kaluar kryesisht rreth pesë orë pasi tërmeti goditi rajonin jugor të ishullit Mindanao. Nuk pati raportime për dëme ose viktima nga cunami, tha Teresito Bacolcol, drejtor i Institutit Filipinas të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

“Është një tërmet i madh dhe presim dëme,nga imazhet video që kemi parë, duket sikur ka tashmë disa ndërtesa të dëmtuara”, tha Bacolcol për Associated Press.

Tërmeti më i fortë që ka goditur Filipinet këtë vit e kishte epiqendrën në det, në një thellësi prej 33 kilometrash, rreth 32 kilometra në jugperëndim të qytetit të Maasim, në provincën Sarangani, sipas institutit filipinas.

Në tetor të vitit 2025, një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Filipinet jugore .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco