Lajmi i fundit

SKANDAL/ Berisha: Rama i ndaloi Presidentit pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s, akt i paprecedentë

Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron Aaron Lukas

Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron Aaron Lukas

19:54, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i saj më 30 qershor 2026, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj.

Në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, Gabbard bëri të ditur se bashkëshorti i saj, Abraham, është diagnostikuar me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave.

“Fatkeqësisht, duhet të jap dorëheqjen, duke filluar nga 30 qershori 2026. Bashkëshorti im, Abraham, u diagnostikua së fundmi me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të kockave. Ai do të përballet me sfida të mëdha në javët dhe muajt në vijim. Në këtë kohë, duhet të tërhiqem nga shërbimi publik për të qenë me të dhe për t’i dhënë mbështetjen time të plotë në këtë luftë”, shkroi ajo.

Sipas CNN, gjatë javëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë kishin qarkulluar zëra për largimin e saj nga administrata, megjithëse vetëm dy javë më parë Gabbard kishte mohuar publikisht një vendim të tillë.

Presidenti Trump reagoi përmes faqes zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, duke vlerësuar punën e saj në krye të komunitetit amerikan të inteligjencës.

“Fatkeqësisht, pas një pune të shkëlqyer, Tulsi Gabbard do të largohet nga Administrata më 30 qershor. Bashkëshorti i saj i mrekullueshëm, Abraham, është diagnostikuar së fundmi me një formë të rrallë të kancerit të kockave dhe ajo, me të drejtë, dëshiron të jetë pranë tij gjatë kësaj beteje të vështirë. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të shërohet. Tulsi ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe do të na mungojë”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se zëvendësdrejtori aktual, Aaron Lukas, do të shërbejë si Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare.

Gabbard, veterane e Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-kongresmene demokrate nga Havai, hyri në historinë politike amerikane si gruaja e parë hindu praktikuese dhe samoa-amerikanja e parë e zgjedhur në Kongresin amerikan.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco