Trump paralajmëron Iranin: Nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja të rënda

Trump paralajmëron Iranin: Nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja të rënda

18:56, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani duhet të zgjedhë mes nënshkrimit të një marrëveshjeje ose përballjes me pasoja të rënda nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur gjatë ceremonisë së diplomimit në Akademinë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Trump tha se forcat iraniane janë goditur rëndë dhe se kapacitetet e tyre ushtarake janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

“Gjithçka është shkatërruar. Marina e tyre është shkatërruar. Forca ajrore e tyre është shkatërruar. Pothuajse gjithçka. Pyetja e vetme është nëse do të shkojmë ta përfundojmë punën apo nëse ata do të nënshkruajnë një marrëveshje. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se SHBA-të kanë opsionin për të ndërhyrë sërish, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të situatës nëse nuk arrihet një marrëveshje me Teheranin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco