Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir vizitoi portin e Ashdodit, ku po mbahen aktivistët e flotiljes të ndaluar nga marina izraelite.
Siç postoi në kanalet e tij në mediat sociale nën titullin "Kështu i mirëpresim mbështetësit e terrorizmit", ai tali aktivistët, ndërsa ata ecnin midis qindra të ndaluarve, me pranga dhe sy të lidhur dhe të gjunjëzuar: "Mirë se vini në Izrael, ne jemi zotërinjtë e shtëpisë" dhe "Populli i Izraelit është gjallë".
ככה אנחנו מקבלים את תומכי הטרור
— איתמר בן גביר (@itamarbengvir) May 20, 2026
Welcome to Israel 🇮🇱 pic.twitter.com/7Hf8cAg7fC
Në një video tjetër, një aktiviste shihet duke bërtitur ‘Liri për Palestinën’, ndërsa rrëzohet përtokë nga një oficer.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Italisë.
"Imazhet e ministrit izraelit Ben Gvir janë të papranueshme. Është e papranueshme që këta protestues, përfshirë shumë qytetarë italianë, i nënshtrohen këtij trajtimi që dëmton dinjitetin njerëzor”, u shpreh kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
"Qeveria italiane," shtojnë ata, "po ndërmerr menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm në nivelet më të larta institucionale për të siguruar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve italianë të përfshirë. Italia kërkon gjithashtu një kërkimfalje për trajtimin e këtyre protestuesve dhe për shpërfilljen totale të treguar për kërkesat e qarta të qeverisë italiane.”
"Për këto arsye," njoftojnë Meloni dhe Tajani, "Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar do të thërrasë menjëherë ambasadorin izraelit për të kërkuar sqarime zyrtare mbi atë që ndodhi.", raporton ANSA.
Akuzar ndaj ushtrisë izraelite dhe ministrit Ben Gvir po agravohen mbi torturimin e aktivistëve, duke i rrahur dhe mbajtur me kokë poshtë, përfshirë dhe shqiptarin Baki Goxhaj për faktin pse po dërgonin ndihma në Gaza.
© SYRI.net