Presidenti amerikan Donald Trump ka rinovuar paralajmërimet ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani ‘do të kalojë momente shumë të vështira’ nëse nuk arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë telefonike për televizionin francez BFMTV, Trump u shpreh se Irani ‘do të bënte më mirë të arrijë një marrëveshje’, duke shtuar se vendi ka interes ta përfundojë një ujdi të tillë.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, ku çështja e programit bërthamor iranian mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes.
Trump ka përdorur shpesh gjuhë të fortë ndaj Iranit, duke paralajmëruar pasoja në rast të dështimit të negociatave, ndërsa administrata e tij vazhdon të theksojë nevojën për një marrëveshje të re dhe më të ashpër.
© SYRI.net