Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 37-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

VIDEO/ Lavrov kërcënon gazetarin: Nëse nuk e dorëzon telefonin, sigurimi do nxjerrë armën!

VIDEO/ Lavrov kërcënon gazetarin: Nëse nuk e dorëzon telefonin, sigurimi do nxjerrë armën!

14:54, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e pazakontë është raportuar gjatë një konference për shtyp të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Indi, ku një incident me një gazetar ka tërhequr vëmendje në rrjet.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë online, gjatë fjalës së Lavrovit në sallë është dëgjuar zilja e telefonit të një gazetari, i cili më pas është përpjekur të flasë në telefon duke ulur zërin. Kjo ka ndërprerë për një moment konferencën dhe ka nxitur reagimin e diplomatit rus.

Lavrov i është drejtuar gazetarit duke i kërkuar të lejojë vazhdimin e fjalës, ndërsa më pas ka kërkuar edhe ndërhyrjen e stafit të sigurisë për ta larguar nga salla. Në një moment, ai është dëgjuar duke thënë me ironi se, nëse telefoni nuk dorëzohej, mund të ndërhynte siguria, çka është interpretuar nga disa si shaka.

Ngjarja është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale dhe ka sjellë diskutime të ndryshme, sidomos për tonin e përdorur dhe reagimin e të pranishmëve në sallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco