Izraeli liron të gjithë aktivistët e flotiljes me ndihma, ndalon vetëm 2 prej tyre

Izraeli liron të gjithë aktivistët e flotiljes me ndihma, ndalon vetëm 2 prej tyre

18:43, 01/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ushtria izraelite liroi të gjithë aktivistët pro-palestinezë, përveç dy prej tyre, pjesë e flotiljes që po shkonte drejt Gazës dhe u ndalua në ujëra ndërkombëtare.

Aktivistët e liruar tashmë janë në Greqi.

Të enjten, rreth 175 aktivistë në bord të 22 anijeve që transportonin ndihma u ndaluan pranë ishullit të Kreta.

Organizatorët e Global Sumud Flotilla (GSF) e dënuan këtë veprim si “pirateri”, duke thënë se anëtarët u ndaluan në mënyrë të paligjshme më shumë se 965 km (600 milje) larg Gaza, e cila ndodhet nën bllokadë detare izraelite. Ministria e Jashtme e Israel e cilësoi flotiljen si një truk për publicitet.

Të gjithë aktivistët e ndaluar kanë zbritur në Kretë, përveç dy burrave që po dërgohen në Izrael “për marrje në pyetje”, bëri të ditur qeveria izraelite.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se njëri prej tyre, Saif Abu Keshek, dyshohet për “lidhje me një organizatë terroriste”, ndërsa tjetri, Thiago Ávila, dyshohet për “veprimtari të paligjshme”. Të dy mbeten në paraburgim izraelit.

GSF kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

 “Kërkojmë që të gjitha qeveritë të bëjnë gjithçka që munden për të ushtruar presion mbi regjimin izraelit për të liruar të gjithë të ndaluarit ilegalisht” thuhet në reagimin e tyre.

Organizata konfirmoi se të gjithë anëtarët e tjerë të flotiljes së ndaluar janë liruar në ishullin grek të Kretës, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco