Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa të reja prej 25% për Bashkimin Evropian, në atë që e cilëson si mospërmbushje të marrëveshjes së Tregtisë të dakordësuar me herët mes SHBA-BE.
Njoftimin Trump e dha përmes një statusi në platformën sociale ‘Truth’, ku tha se tarifat do të hyjnë në fuqi javën tjetër.
‘Do të rris tarifat e ngarkuara ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara’, ka shkruar Trump duke treguar dhe kushtin.
‘Nëse ata prodhojnë makina dhe kamionë në fabrikat e SHBA-së, NUK DO TË KETË TARIFË’.
‘Shumë fabrika automobilash dhe kamionësh janë aktualisht në ndërtim e sipër, me mbi 100 miliardë dollarë të investuara, NJË REKORD në historinë e prodhimit të makinave dhe kamionëve. Këto fabrika, të pajisura me punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti - Nuk ka pasur kurrë diçka të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë sot!’, përfundoi reagimin e tij Presidenti i SHBA.
Statusi:
Kam kënaqësinë të njoftoj se, bazuar në faktin se Bashkimi Evropian nuk po i përmbahet Marrëveshjes sonë të Tregtisë të dakordësuar plotësisht, javën tjetër do të rris tarifat e ngarkuara ndaj Bashkimit Evropian për makinat dhe kamionët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa do të rritet në 25%. Është plotësisht e kuptueshme dhe e dakordësuar që, nëse ata prodhojnë makina dhe kamionë në fabrikat e SHBA-së, NUK DO TË KETË TARIFË.
Shumë fabrika automobilash dhe kamionësh janë aktualisht në ndërtim e sipër, me mbi 100 miliardë dollarë të investuara, NJË REKORD në historinë e prodhimit të makinave dhe kamionëve. Këto fabrika, të pajisura me punëtorë amerikanë, do të hapen së shpejti - Nuk ka pasur kurrë diçka të ngjashme me atë që po ndodh në Amerikë sot! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. Presidenti DONALD J. TRUMP.
© SYRI.net