HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të jenë krime lufte

HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të jenë krime lufte

12:23, 14/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se sulmet ajrore izraelite në depot e naftës përreth Teheranit në muajin mars, mund të kenë shkaktuar dëme serioze afatgjata për civilët dhe mund të përbëjnë krime lufte.

Në një raport të publikuar më 13 prill, organizata tha se sulmet ndaj infrastrukturës që është kryesisht civile në natyrë, “janë shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe “ka të ngjarë të jenë krime lufte”.

Sulmet ndodhën më 7 mars, kur Izraeli shënjestroi katër depo nafte në zonën e Teheranit.

Autoritetet iraniane raportuan të nesërmen se “katër lokacione të përdorura për ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve të naftës dhe një qendër transporti për produkte të naftës... u sulmuan nga avionët armiqësorë”.

Në të njëjtën ditë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kishin goditur “disa komplekse të magazinimit të karburanteve” në Teheran, që i përkisnin Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

HRW-ja tha se sulmet mund të kenë pasoja të rënda afatgjata për ata që jetojnë në Iran.

Sulmet “mund të kenë pasoja shkatërruese në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve për shumë vite dhe ka të ngjarë të përbëjnë krime lufte”, shkroi studiuesja e HRW-së, Bahar Saba.

“Forcat izraelite nuk duket se e kanë marrë parasysh dëmin e parashikueshëm afatgjatë... dhe duhet të mbahen përgjegjëse”, shtoi ajo.

Image

Një burim i informuar i tha organizatës se “depot e naftës përmbanin vetëm benzinë dhe naftë... nuk përdoren për aviacion, UAV ose anije detare”.

Grupi i të drejtave të njeriut arriti në përfundimin se, duke pasur parasysh dëmin e parashikueshëm mjedisor dhe shëndetësor, sulmet ngrenë shqetësime serioze sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mund të përbëjnë krime lufte./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco