Qeveria e Turqisë ka hedhur poshtë deklaratat provokuese të bëra në rrjetet sociale nga shefi i Forcave të Armatosura të Ugandës, gjenerali Muhoozi Kainerugaba, duke i quajtur ato të pabaza dhe duke kërkuar korrigjim publik.
Zëdhënësi i partisë në pushtet AK, Ömer Çelik, tha se “Turqia nuk ka asnjë problem me Ugandën” dhe shtoi se Kainerugaba ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme të pavërteta ndaj vendeve të tjera. “Ajo deklaratë është e gabuar dhe duhet të korrigjohet. Shpresojmë që ai të flasë më me kujdes në të ardhmen,” u shpreh ai.
Sipas raportimeve, Muhoozi Kainerugaba publikoi më 11 prill një seri postimesh në platformën X, ku kërcënonte se do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Türkiye brenda 30 ditësh dhe do të ndalonte fluturimet e Turkish Airlines në hapësirën ajrore të Ugandës.
This guy, Muhoozi Kainerubaga is the chief of the Ugandan 🇺🇬 Army, son of the dictator Museveni an possible future leader of the country
— Clément Molin (@clement_molin) April 11, 2026
Here, he is threatening Turkiye 🇹🇷, asking for 1 billion $ and the most beautiful turkish woman as a wife or he stops diplomatic relations. pic.twitter.com/xPORjQTVHm
Ai kërkoi gjithashtu që Ankaraja t’i paguante 1 miliard dollarë si “shpërblim sigurie” për pjesëmarrjen e Ugandës në misionet paqeruajtëse në Somalia, si dhe bëri një kërkesë personale për “gruan më të bukur” nga Turqia si bashkëshorte, gjë që u prit me tallje dhe u fshi më vonë.
Kainerugaba argumentoi se vendet afrikane, përfshirë Ugandën, kanë mbajtur barrën kryesore të luftës kundër grupit militant Al-Shabaab, ndërsa Turqia ka përfituar ekonomikisht nga aktivitetet në rajon përmes investimeve dhe projekteve të rindërtimit.
Ky nuk është rasti i parë i deklaratave të tij të diskutueshme. Në vitin 2022, ai shkaktoi tension diplomatik me Kenian pas kërcënimeve për pushtim dhe më vonë u detyrua të kërkonte falje nga qeveria e babait të tij, presidenti Yoweri Museveni.
© SYRI.net