Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

BBC: Anija e parë kalon Hormuzin, nga fillimi i bllokadës amerikane! Irani dërgoi 60 milionë fuçi naftë muajin e kaluar

BBC: Anija e parë kalon Hormuzin, nga fillimi i bllokadës amerikane! Irani dërgoi 60 milionë fuçi naftë muajin e kaluar

20:44, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

BBC raporton se ka identifikuar anijen e parë që kalon Ngushticën e Hormuzit që prej vendosjes së bllokadës amerikane ndaj tankerëve të lidhur me Iranin dhe porteve iraniane.

Sipas të dhënave të gjurmimit detar nga MarineTraffic, anija me kontejnerë “Paya Lebar” është duke u drejtuar për në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është nisur nga India.

Ndërkohë, një tjetër anije, tanker-i “Rich Starry”, ka ndryshuar kursin gjatë afrimit drejt Ngushticës, siç tregojnë të dhënat e MarineTraffic. Nuk është e qartë nëse kjo anije, e cila është subjekt i sanksioneve amerikane, po tentonte të kalonte Ngushticën për të dalë më pas përmes Gjirit të Omanit.

Lufta SHBA-Izrael me Iranin filloi gjashtë javë më parë, por Teherani ka pasur një nga muajt më të mëdhenj të eksporteve të naftës gjatë marsit. Të dhëna të reja tregojnë se Irani ka eksportuar 57.9 milionë fuçi naftë gjatë muajit të kaluar, sipas analistëve të transportit detar nga Kpler.

Kjo ndodh në të njëjtën periudhë kur rruga kryesore e transportit në Ngushticën e Hormuzit ishte thuajse e mbyllur për shumicën e anijeve, për shkak të kërcënimeve për sulme nga Irani.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) ka bërë të ditur se do të bllokojë “të gjithë vijën bregdetare të Iranit” në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë portet dhe terminalet e naftës.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco