Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Trump: Irani po 'shantazhon botën', SHBA mbështet bllokadën detare dhe paralajmëron Teheranin

Trump: Irani po 'shantazhon botën', SHBA mbështet bllokadën detare dhe paralajmëron Teheranin

18:57, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me bllokadën detare ndaj Iranit, e cila ka hyrë në fuqi pak më pak se tre orë më parë.

Trump u shpreh se Irani “po shantazhon realisht botën” dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë një situatë të tillë të vazhdojë. Sipas tij, SHBA nuk e përdor Ngushticën e Hormuzit pasi ka burimet e veta të naftës dhe gazit, duke shtuar se anije të ndryshme po drejtohen drejt SHBA-së për të marrë naftë amerikane.

Ai deklaroi gjithashtu se udhëheqësit iranianë kërkojnë një marrëveshje dhe se në mëngjes është kontaktuar nga “personat e duhur” për të negociuar një dakordësi.

Më vonë, Trump u shpreh se afati i tij për zgjidhjen e konfliktit me Iranin mbetet i pandryshuar. “Aktualisht nuk ka luftime. Tani kemi një bllokadë dhe ata nuk po bëjnë biznes,” tha ai, duke iu referuar Iranit.

Ai shtoi se nuk i kishte pëlqyer lëvizja e anijeve gjatë kësaj periudhe dhe theksoi se aktualisht Irani nuk po zhvillon tregti në zonë. “Do ta mbajmë kështu, shumë lehtë,” përfundoi Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco