Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit të ngrijë për 20 vjet procesin e pasurimit të uraniumit, raporton Axios, duke cituar burime pranë negociatave.
Sipas të njëjtave burime, pala iraniane ka reaguar duke propozuar një periudhë më të shkurtër, të kufizuar në një “shifër njëshifrore” vitesh.
Ndërkohë Wall Street Journal raporton se më shumë se 15 anije amerikane po marrin pjesë në operacionin për bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, që hyri në fuqi sot në orën 16:00.
Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar amerikan shkruan se në Lindjen e Mesme SHBA-të kanë në dispozicion anije shkatërruese të pajisur me raketa dhe njësi të ndryshme luftarake, të afta të lëshojnë edhe helikopterë për të mbështetur operacionet.
© SYRI.net