Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

Nis bllokada USA në Ngushtica e Hormuzit - Trump: Anijet që e shkelin do të eliminohen! Irani kërcënon me hakmarrje

Nis bllokada USA në Ngushtica e Hormuzit - Trump: Anijet që e shkelin do të eliminohen! Irani kërcënon me hakmarrje

17:42, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara nisën zbatimin e bllokadës ndaj porteve iraniane në Ngushtica e Hormuzit. Bllokada hyri në fuqi nga ora 16:00 me orën tonë (13 prill, 14:00 GMT).  Ndërsa Teherani kërcënoi me hakmarrje ndaj porteve të vendeve fqinje në Gjirin Persik, pasi bisedimet e fundjavës për përfundimin e luftës dështuan.

Bllokada
Këto masa vlejnë për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane.Në një postim në rrjetet sociale, Donald Trump paralajmëroi se çdo “anije e shpejtë sulmuese” iraniane që tenton t’i afrohet bllokadës “do të ELIMINOHET menjëherë”. Autoriteti britanik për operacionet tregtare detare (UKMTO) lëshuan alarmin për kufizimet e reja të aksesit detar që prekin portet dhe ujërat bregdetare iraniane. Anijeve neutrale që ndodhen aktualisht në portet e Iranit u është dhënë një periudhë e kufizuar për t’u larguar. 

– Pa dallim flamuri

“Çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokuar pa autorizim do t’i nënshtrohet ndalimit, devijimit dhe kapjes,” deklaron Komanda Qendrore e SHBA-së.

Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, ka thënë se bllokada do të vlejë ndaj anijeve të të gjitha shteteve “pa asnjë dallim”, dhe kështu ato nuk do të mund të hyjnë dhe as të dalin prej porteve iraniane dhe brigjeve detare në “Gjirin Arab” – të njohur edhe si Gjiri Persik – si dhe Gjirin e Omanit.

Edhe UKMTO paralajmëroi se kufizimet e aksesit detar zbatohen “pa dallim për anijet e çdo flamuri” që operojnë në porte, terminale nafte dhe infrastruktura bregdetare. Masat përfshijnë “të gjithë vijën bregdetare iraniane, përfshirë portet dhe infrastrukturën energjetike”, në Gjiri Persik, Gjiri i Omanit dhe në Deti Arabik në lindje të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas njoftimit, bllokada përfshin “të gjithë vijën bregdetare iraniane”, ndërsa dërgesat humanitare – përfshirë ushqime, furnizime mjekësore dhe mallra të tjera thelbësore – do të lejohen, por do t’i nënshtrohen kontrollit.

Një hartë e anijeve amerikane në rajon tregon se të paktën 17 anije detare janë të dislokuara deri të hënën në mëngjes. Sipas UKMTO, kalimi nëpër ngushticë drejt ose nga destinacione jo iraniane “nuk duket se pengohet”, por anijet mund të përballen me “prani ushtarake, komunikime të drejtpërdrejta apo procedura kontrolli” gjatë tranzitit.

Image

– Kontakt me marinën amerikane në kanalin 16
Anijet në rajon janë këshilluar të “ruajnë një nivel të lartë vigjilence”, të sigurojnë “gatishmëri maksimale operative në urën e komandës” dhe të tregojnë kujdes në komunikime. CENTCOM rekomandon që të gjithë të monitorojnë njoftimet për lundruesit dhe të kontaktojnë forcat detare amerikane në kanalin 16 (komunikim anije-anije) gjatë operimit në Gjirin e Omanit dhe në ujërat pranë Ngushticës së Hormuzit.

Bllokada

Donald Trump urdhëroi bllokadën pasi bisedimet e paqes me Teheranin dështuan gjatë fundjavës. Irani e ka dënuar bllokadën si “pirateri” dhe është zotuar të përgjigjet me forcë, çka mund të çojë në përfundimin e armëpushimit të brishtë me SHBA-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco