Kryeministri i ardhshëm hungarez, Peter Magyar është shprehur se nuk do t’i telefonojë dy presidentët atë rus dhe amerikan.
Deklaratën, Magyar e bëri në një konferencë për mediat, teksa u pyet mbi mundësisnë e një telefonate me Presidentin rus, Vladimir Putin.
"Të gjithë e dinë që Kievi është viktima. Ne jemi të përkushtuar për marrëdhënie të mira me SHBA-në. Nuk do ta telefonoj Vladimir Putinin. Shpresoj që ai të detyrohet t'i japë fund luftës në Ukrainë”, u shpreh Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë.
“Të gjithë e dinë se Kievi është viktimë e këtij konflikti", u shpreh Magyar, në përgjigje të interesimit të gazetarëve gjatë konferencës.
Duke iu përgjigjur të njëjtës pyetje në lidhje me Donald Trump, udhëheqësi i Tiszës tha se nuk do ta telefononte, por se Hungaria do të angazhohej të bënte "gjithçka të mundshme, pavarësisht nga ajo që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore, për të qenë një aleat i mirë i Shteteve të Bashkuara"./ ANSA.
© SYRI.net