Presidenti Donald Trump thotë se Marina Amerikane do të "bllokojë çdo anije" që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit - një rrugë jetësore detare.
Në një postim të veçantë në Truth Social, ai shton se bisedimet e drejtpërdrejta me Iranin në Islamabad dështuan sepse "Irani nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore".
Më parë, udhëheqësi i delegacionit të Iranit tha se SHBA-të dështuan të fitonin besimin e Teheranit gjatë negociatave të gjata në Islamabad të Pakistanit - ku u zhvilluan ato.
Nuk është për t'u habitur që nuk u arrit një marrëveshje, por Trump tani ka një zgjedhje të vështirë - të përshkallëzojë ose të negociojë, shkruan korrespondenti ndërkombëtar i BBC.
Pas dështimit të raundit të parë të bisedimeve, media ndërkombëtare ngre pyetjen: Çfarë ndodh më pas?
Ndërkohë, Izraeli dhe Libani janë gati të zhvillojnë bisedimet e tyre në Uashington javën e ardhshme.
Por në Bejrut nuk ka pushim nga sulmet izraelite në jug të vendit.
© SYRI.net