Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shprehet se Irani me vetëdije nuk e hapi Ngushticën e Hormuzit, ndonëse e pati premtuar një gjë të tillë.
Në një status të gjatë në platformën sociale ‘Truth’, Trump paralajmëroi Teheranin të hapte rrugën ujore ndërkombëtarë, ndërsa negociatat në Islamabad, në Pakistan dështuan të sillnin një marrëveshje.
Sipas presidentit amerikan, Irani nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore, ndërsa në statusin e tij publik, ashpërsoi tonet se nuk do ta lejonte kurrë një gjë të tillë.
‘IRANI NUK ËSHTË I GATISHËM TË HIQË DORË NGA AMBICITET E TIJ BËRTHAMORE! Në shumë mënyra, pikat për të cilat u ra dakord janë më të mira sesa të vazhdojmë operacionet tona ushtarake deri në përfundim, por të gjitha këto pika nuk kanë rëndësi, krahasuar me lejimin që Energjia Bërthamore të jetë në duart e njerëzve kaq të paqëndrueshëm, të vështirë dhe të paparashikueshëm’, shkruan Trump.
‘Tre përfaqësuesit e mi, me kalimin e gjithë kësaj kohe, u bënë, siç pritej, shumë miqësorë dhe të respektueshëm ndaj përfaqësuesve të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, Abbas Araghchi dhe Ali Bagheri, por kjo nuk ka rëndësi sepse ata ishin shumë të palëkundur për çështjen më të rëndësishme dhe, siç e kam thënë gjithmonë, që nga fillimi, dhe shumë vite më parë, IRANI NUK DO TË KETË KURRË NJË ARMË BËRTHAMORE!’, thuhet në reagimin kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Trump u bëri thirrje vendeve të tjera të mos paguajnë asnjë lloj takse ndaj Iranit përgjatë kalimit në Hormuz, pasi nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur.
Presidenti lajmëroi gjithashtu, shkatërrimin e minave që iranianët kanë vendosur në Ngushticë.
‘Çdo iranian që qëllon ndaj nesh ose ndaj anijeve paqësore, do të SHKATËRRITET NË FERR! Irani e di, më mirë se kushdo, si t'i japë fund kësaj situate e cila tashmë e ka shkatërruar vendin e tyre. Marina e tyre është zhdukur, Forcat e tyre Ajrore janë zhdukur, Kundërajrorët dhe Radarët e tyre janë të padobishëm, Khomeini, dhe shumica e "Udhëheqësve" të tyre janë të vdekur, të gjitha për shkak të ambicies së tyre bërthamore’, shkruajti Trump.
Sipas tij, bllokada do të fillojë së shpejti, ndërsa shumë vende të tjera do të përfshihen në këtë bllokadë.
‘Iranit nuk do t'i lejohet të përfitojë nga ky Akt i Paligjshëm i Zhvatjes. Ata duan para dhe, më e rëndësishmja, duan Armët Bërthamore. Për më tepër, dhe në një moment të përshtatshëm, ne jemi plotësisht "të MBYLLUR DHE TË MBARKUR", dhe ushtria jonë do të përfundojë me pak atë që ka mbetur nga Irani’, përmbylli reagimin Presidenti i SHBA.
© SYRI.net