Telefonata/ Putin - Pezeshkianit: Gati të kontribuojmë në përpjekjet për paqe!

Telefonata/ Putin - Pezeshkianit: Gati të kontribuojmë në përpjekjet për paqe!

15:04, 12/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian se ishte gati të kontribuonte në përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.

Kremlini e njoftoi këtë.

 “Vladimir Putin theksoi gatishmërinë e tij për të lehtësuar më tej kërkimin e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike për konfliktin, dhe për të ndërmjetësuar përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha Kremlini në njoftimin për shtyp mbi telefonatën mes dy presidentëve, raporton ANSA.

Bisedimet e shumëpritura mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë përfunduar pa marrëveshje, duke thelluar pasigurinë për të ardhmen e situatës në Lindjen e Mesme. Të dyja palët hynë në negociata duke pretenduar fitore në konfliktin e fundit, çka e bëri arritjen e një kompromisi jashtëzakonisht të vështirë.

Armëpushimi i arritur të mërkurën u shoqërua me retorikë të ashpër nga Donald Trump, i cili paralajmëroi pasoja shkatërrimtare për Iranin në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm. Megjithatë, nuk ka pasur një njoftim zyrtar nëse sulmet ndaj Iranit do të rifillojnë, ndonëse gjasat për një skenar të tillë duket se janë rritur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco