Nisin bisedimet e paqes/ Trump: Irani 'po humbet shumë'! Anijet e marinës USA në Ngushticën e Hormuzit

Nisin bisedimet e paqes/ Trump: Irani 'po humbet shumë'! Anijet e marinës USA në Ngushticën e Hormuzit

15:53, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaron se Irani “po humbet shumë” në konflikt, ndërsa në Islamabad nisin bisedimet.

Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump tha se disa media “pëlqejnë të thonë se Irani po ‘fiton’, kur në fakt të gjithë e dinë se ai po humbet dhe po humbet rëndë”.

Më pas ai përsërit pretendimet e administratës së tij gjatë konfliktit:
“Flota e tyre detare është zhdukur, forcat ajrore janë zhdukur, sistemi kundërajror nuk ekziston më, radarët janë jashtë funksioni, fabrikat e raketave dhe dronëve janë shkatërruar në masë, bashkë me vetë raketat dhe dronët dhe, më e rëndësishmja, ‘udhëheqësit’ e tyre prej kohësh nuk janë më mes nesh, lavdi Allahut!”

Pasi përmend vendosjen e minave detare nga Irani, Trump shton se SHBA ka nisur “pastrimin e Ngushticës së Hormuzit si një favor për vendet në mbarë botën”.

Ndërkohë “disa anije” të Marinës së SHBA-së kanë kaluar në këto orë në Ngushticën e Hormuzit. Lajmin e bën të ditur në platformën X gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar një zyrtar amerikan.

Lëvizja, shton ai, “nuk është koordinuar me Iranin” dhe është hera e parë që një veprim i tillë ndodh që nga fillimi i luftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco