Në pritje të negociatave mes SHBA dhe Iranit, në Pakistan kanë nisur takimet e para. Në media ka raportime se SHBA mund të zhbllokojë asetet iraniane, ccka do të hapë rrugën për lirimin e Ngushticës së Hormuzit
Nga Azadeh Moshiri, BBC
Është e vështirë të kuptohet se si do të zhvillohen këto negociata dhe nëse të dyja palët do të takohen ndonjëherë ballë për ballë.
Por kemi një përditësim nga një burim në qeverinë pakistaneze, i cili i ka thënë BBC-së se kryeministri Shehbaz Sharif është takuar me delegacionin iranian gjatë një dreke pune.
Ashtu si në negociatat e mëparshme, është e mundur që Pakistani të lëvizë midis dhomave me zyrtarët amerikanë dhe më pas me delegacionin iranian për të parë nëse mund të arrihet ndonjë përparim në pikat e ndryshme të propozimeve.
Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili po udhëheq delegacionin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të bien dakord të zhbllokojnë asetet iraniane para se negociatat të fillojnë.
Ka raportime nga Irani se kjo tashmë ka ndodhur, por kjo nuk është konfirmuar nga pala amerikane dhe do të ishte një çështje e ndërlikuar për t’u justifikuar për bazën e Donald Trump në SHBA.
Kontekst: Irani ka kërkuar lirimin e fondeve iraniane dhe aseteve të ngrira që mbahen nga SHBA si pjesë e një plani me 10 pika që i është paraqitur Uashingtonit.
© SYRI.net