U plagos nga sulmi ajror në Teheran, dyshohet se Majotaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos nga sulmi ajror në Teheran, dyshohet se Majotaba Khamenei është shpërfytyruar

09:56, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, po trajtohet për lëndime serioze në fytyrë dhe këmbë, pas sulmit ajror që kishte si target kompleksin e udhëheqësit suprem dhe që çoi në vdekjen e babait të tij.

Tre persona të afërt me rrethin e tij të ngushtë thanë se fytyra e Khameneit u shpërfytyrua gjatë sulmit dhe ai ka marrë lëndime të rënda në njërën ose të dyja këmbët.

Detajet e mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore nuk janë bërë publike, ndërsa shërbimet shëndetësore po vazhdojnë trajtimin e plagëve të shkaktuara nga incidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco