Ekuipazhi i misionit Artemis II është rikthyer me sukses në Tokë, duke shënuar një moment historik si ekipi i parë që udhëton drejt Hënës pas më shumë se gjysmë shekulli.
Reid Wiseman, komandanti i misionit, është ish-pilot i Marinës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pilot testues. Ai u bë astronaut i NASA në vitin 2009 dhe ka kaluar 165 ditë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në vitin 2014.
Piloti i anijes, Victor Glover, ka jetuar në ISS nga nëntori 2020 deri në maj 2021 dhe ka qenë gjithashtu pilot i misionit SpaceX Crew-1. Me tre diploma master, ai bëhet astronauti i parë me ngjyrë që merr pjesë në një mision drejt Hënës.
Specialistja e misionit Christina Koch mban rekordin për fluturimin më të gjatë të një gruaje në hapësirë (328 ditë në ISS) dhe tani është gruaja e parë që udhëton rreth Hënës.
Ndërsa specialisti tjetër i misionit, Jeremy Hansen, është kanadezi i parë që arrin në një mision drejt Hënës. Ai ka marrë më parë pjesë në eksperimente nënujore për shtatë ditë si pjesë e trajnimeve të tij me NASA./BBC

© SYRI.net