Nga hyrja në atmosferë te ulja në Paqësor/ Ja si ndodhi rikthimi spektakolar i 'Artemis II' - VIDEO

08:28, 11/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vetëm 14 minuta pas rikthimit në atmosferën e Tokës, ekuipazhi i misionit Artemis II u ul në Oqeanin Paqësor, në brigjet perëndimore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja si ndodhi hap pas hapi:

23:33 (GMT) - 01:33 ora në Shqipëri 11 prill – Kapsula Orion ndahet nga moduli i shërbimit, i cili kishte shërbyer për orientimin e astronautëve gjatë udhëtimit rreth Hënës dhe kthimit në Tokë. Më pas, moduli digjet në mënyrë të kontrolluar në atmosferë.

23:53 (GMT) - 01:53 ora në Shqipëri – Orion hyn në atmosferën e Tokës, duke u zhvendosur me shpejtësi rreth 35 herë më të madhe se ajo e zërit drejt zonës së uljes. Në këtë fazë ndodh një ndërprerje e komunikimit për rreth gjashtë minuta për shkak të formimit të plazmës rreth kapsulës.

00:03 - 02:03 ora në Shqipëri– Aktivizohen parashutat e para në lartësinë 23,400 këmbë (7,132 metra), për të ngadalësuar dhe stabilizuar kapsulën.

00:04  – 02:04 ora në Shqipëri - Hapen tre parashutat kryesore, duke e ulur shpejtësinë e zbritjes në më pak se 200 këmbë (61 metra) në sekondë. Kapsula hyn në fazën përfundimtare të zbritjes.

00:07 – 02:07 ora në Shqipëri Ulja në det (splashdown). Ekuipazhi zbret në mënyrë të sigurt në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të San Diegos. Sipas NASA, kapsula u ul brenda një rrezeje prej një miljeje nga pika e planifikuar.

00:34 – 02:34 ora në Shqipëri Astronautët dalin për herë të parë pas 10 ditësh dhe transportohen në një mjet lundrues të posaçëm.

00:56 – 02:56 ora në Shqipëri Ekuipazhi i Artemis II ngrihet me helikopterë të marinës amerikane dhe dërgohet në anijen USS John P. Murtha, ku i nënshtrohen kontrolleve mjekësore./BBCImage

 Shenim: Gjatë periudhës së verës (mars - tetor), Shqipëria është 2 orë para GMT 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco