Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleatët po i ofrojnë mbështetje “masive” presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Iranin.
Gjatë fjalimit të tij, Rutte tha se NATO “nuk po bën sikur nuk e sheh rrezikun” dhe se vendet anëtare po veprojnë shpejt për të siguruar buxhetet e nevojshme për forcat e tyre të armatosura.
Lidhur me konfliktin SHBA-Izrael me Iranin, ai u shpreh se disa aleatë kanë qenë fillimisht të ngadaltë në ofrimin e mbështetjes logjistike dhe të tjera, duke shtuar se shumë prej tyre u befasuan pasi Trump nuk i informoi paraprakisht për sulmet fillestare, për të ruajtur elementin e befasisë.
Megjithatë, Rutte theksoi se aktualisht shumica e vendeve europiane po ofrojnë “një sasi të madhe mbështetjeje” dhe po u përgjigjen kërkesave të SHBA-së.
© SYRI.net