Irani: Më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në luftë

Irani: Më shumë se 3,000 njerëz janë vrarë në luftë

19:30, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më shumë se 3,000 persona janë vrarë në Iran për shkak të bombardimeve amerikane dhe izraelite. Kreu i një kompanie mjekësore iraniane, Abbas Masjedi Arani tha se rreth 40% e të vdekurve nuk mund të identifikohen.

Ai shtoi se do të nevojiten punë mjeko-ligjore për t’i identifikuar ata dhe për t’ua kthyer trupat e tyre familjeve. Numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm, pasi aktivistët raportuan më shumë se 3,000 vdekje disa javë më parë.

Organizata për të drejtat e njeriut Hengaw me seli në Norvegji tha të mërkurën se të paktën 7,650 njerëz janë vrarë në luftë, përfshirë 1,030 civilë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco