Rusia i ktheu Ukrainës eshtrat e një mijë ushtarëve

Rusia i ktheu Ukrainës eshtrat e një mijë ushtarëve

16:28, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moska i ktheu eshtrat e një mijë ushtarëve në Kiev dhe mori në këmbim trupat e 41 ushtarëve rusë, raportuan mediat ruse në Telegram.

Videoja, e cila u transmetua në Telegram nga një degë e RT (media shtetërore ruse Rasha Today), tregon burra me tuta të bardha dhe doreza blu që transportojnë trupa në qese nga pjesa e pasme e një kamioni të madh në një kamion tjetër.

Videoja tregon gjithashtu vëzhgues të veshur me jelekë të Kryqit të Kuq.

"Sot, u zbatuan masat e riatdhesimit dhe trupat e 1,000 personave të vdekur u kthyen në Ukrainë. Sipas palës ruse, trupat e kthyer u përkasin ushtarëve ukrainas", konfirmoi Qendra Ukrainase për të Burgosurit e Luftës në Telegram.Qendra Ukrainase falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për ndihmën e tij.

Në mars, KNKK njoftoi se lehtëson shkëmbimin e mesatarisht një mijë trupave çdo muaj midis Kievit dhe Moskës, kryesisht trupat e ushtarëve të rënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco