Ekipi i misionit Artemis II njoftoi se ka “shumë më shumë foto” dhe “shumë më shumë histori” për të ndarë me botën teksa përgatiten të kthehen në Tokë.
Katër astronautët në bord të anijes kozmike Orion kanë përfunduar misionin e tyre rreth Hënës dhe pritet të bien në ujë pranë bregut të San Diego-s rreth orës 20:00 sipas kohës së SHBA-së (00:00 GMT).
Duke folur për mediat nga hapësira gjatë udhëtimit të kthimit, piloti i misionit, Victor Glover, tha se ekipi ishte i etur të ndante atë që kishin parë me botën.
Kjo ishte hera e parë që ekipi fliste që nga fluturimi historik pranë Hënës, që i çoi ata më larg Tokës se çdo njeri tjetër deri më sot.
Kur u pyet për kthimin në Tokë gjatë konferencës të mërkurën mbrëma, Glover u shpreh: “Duhet të kthehemi. Ka shumë të dhëna që ju tashmë i keni parë, por të gjitha gjërat e mira po kthehen me ne.”
“Ka shumë më shumë foto, shumë më shumë histori,” shtoi ai.
Glover tha gjithashtu se ekuipazhi kishte ende “dy ditë të tjera” para se të fillonte të përpunonte atë që kishin përjetuar.
“Do të mendoj dhe do të flas për të gjitha këto gjëra për pjesën tjetër të jetës sime,” përfundoi ai.
© SYRI.net