Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha sot se lufta e iranianëve është të heqin qafe regjimin.
"Lufta jonë është të heqim qafe regjimin iranian", tha Pahlavi në përgjigje të lajmit për armëpushimin SHBA-Iran.
"Shpresojmë që bota e lirë ta kuptojë se e vetmja zgjidhje, jo vetëm për ne, por për të gjithë fqinjët tanë rajonalë dhe për të gjithë botën, është largimi i këtij regjimi nga pushteti", tha ai për televizionin francez LCI, duke theksuar se pas gjashtë javësh lufte, "të njëjtët njerëz" po e drejtojnë vendin.Pranimi i vendosjes së taksave nga Irani për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit do të ishte "dorëzimi para shantazhit të Teheranit", tha Pahlavi.
Presidenti amerikan Donald Trump pranoi propozimin e Pakistanit për një armëpushim dyjavor, gjatë të cilit duhet të fillojnë negociatat dhe Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet plotësisht.
© SYRI.net