Zëvëndësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, e cilësoi sulmin izraelit në Liban më 8 prill si një "shkelje e rëndë" e armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, në një intervistë ekskluzive për programin "Today" të BBC.
Ai theksoi se sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një "masakër", ndërkohë që Izraeli ka insistuar se po godet grupin militant Hezbollah, i cili nga ana e tij po lëshon raketa në territorin izraelit.
Khatibzadeh shtoi se, pas këtyre sulmeve, Irani ka dërguar një mesazh në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku u tha autoriteteve amerikane: "Nuk mund të kesh tortën dhe ta hash atë në të njëjtën kohë".
Ai argumentoi se është e pamundur të kërkosh një armëpushim dhe në të njëjtën kohë të pranohen kushtet e tij, duke përfshirë vendet ku ai aplikohet, si Libani, dhe pastaj aleati i SHBA të nisë një masakër.
Duke folur më gjerë, Khatibzadeh theksoi se sulmet e Izraelit përbëjnë një "lloj gjenocidi", dhe kërkoi që të gjithë në Lindjen e Mesme të respektojnë marrëveshjen për armëpushimin.
Sipas tij, "Amerika duhet të bëjë një zgjedhje të qartë midis luftës dhe paqes". S'mund të pranojë të dyja në të njëjtën kohë
Në lidhje me mundësinë e largimit të Iranit nga negociatat nëse sulmet izraelite vazhdojnë, Khatibzadeh shpjegoi se Irani është i përqendruar në mirëqenien e gjithë Lindjes së Mesme dhe se do të vazhdojë të kërkojë respektimin e armëpushimit nga të gjitha palët e përfshira.
© SYRI.net