Panik në Bejrut pas sulmeve izraelite, banorët: Jemi në gjendje frike, spitalet të mbushura me të plagosur

Panik në Bejrut pas sulmeve izraelite, banorët: Jemi në gjendje frike, spitalet të mbushura me të plagosur

19:05, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Bejrutit po përjetojnë momente frike dhe pasigurie pas një serie sulmesh izraelite që goditën qytetin, duke shkaktuar panik dhe dëme në disa zona të tij.

Sipas raportimeve, sulmet nisën papritur dhe u zhvilluan në mënyrë të njëpasnjëshme, duke tronditur kryeqytetin libanez. Gazetari i BBC Arabic, Ahmed Abdallah, tregoi se ishte në një takim kur dëgjoi shpërthimet, njëri prej të cilëve ra pranë banesës së tij, ndërsa një tjetër shumë afër saj.

Ai e përshkroi situatën si “të frikshme”, duke shtuar se dëgjoi britmat e familjarëve të tij, përfshirë nënën, motrat dhe mbesën, gjë që e detyroi të largohej menjëherë për t’u siguruar për gjendjen e tyre. Sipas tij, shtëpia ndodhet më pak se 200 metra nga zonat e goditura.

Ndërkohë, një tjetër banor, Raymond Essayan, i cili jeton disa kilometra larg Bejrutit, tha se një shpërthim i fuqishëm u ndje edhe në zonën e tij.

Ai theksoi se në vend mbizotëron paniku, ndërsa spitalet janë mbushur me të plagosur. “Të gjithë në Bejrut janë në një gjendje frike,” u shpreh ai, duke përshkruar situatën e rënduar në qytet./BBC-Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco