Armëpushimi SHBA-Iran/ Erdogan: Jemi të kënaqur, shpresojmë të mos ketë provokime dhe sabotime!

Armëpushimi SHBA-Iran/ Erdogan: Jemi të kënaqur, shpresojmë të mos ketë provokime dhe sabotime!

13:07, 08/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Turqisë, Rejep Tajip Erdogan ka reaguar pas arritjes së armëpushimit dyjavor, SHBA-Iran.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Erdogan tha se është i kënaqur me armëpushimin e arritur, ndërsa shpreson që të zbatohet plotësisht në terren, pa dhënë asnjë mundësi për provokime dhe sabotime të mundshme.

‘I përgëzojmë me gjithë zemër të gjithë aktorët që kontribuuan në procesin që çoi në armëpushimin, veçanërisht mikun dhe vëllanë tonë Pakistan’, ishte ndër të tjera reagimi i Erdogan në X.

Ndonëse rajoni ka kaq shumë nga lufta, konflikti, tensioni dhe shtypja, paqja, qetësia dhe stabiliteti, theksoi presidenti Erdogan duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur.

‘Turqia do të vazhdojë të ngrejë zërin e saj për paqe në rajon dhe në botë’, përmbylli reagimin e tij Presidenti Erdogan.

Deklarata e Presidentit Erdoğan është si më poshtë:

Ne e mirëpresim armëpushimin e shpallur mbrëmë në luftën që e ka shndërruar rajonin tonë në një vatër zjarri që nga 28 shkurti. Shpresojmë që armëpushimi të zbatohet plotësisht në terren pa dhënë asnjë mundësi për provokime dhe sabotime të mundshme. I përgëzojmë me gjithë zemër të gjithë aktorët që kontribuan në procesin që çoi në armëpushimin, veçanërisht mikun dhe vëllanë tonë Pakistan. Është dëshira jonë e sinqertë që rajoni ynë, i cili ka vuajtur kaq shumë nga lufta, konflikti, tensioni dhe shtypja, të arrijë paqen, qetësinë dhe stabilitetin sa më shpejt të jetë e mundur. Turqia do të vazhdojë të ngrejë zërin e saj për paqe në rajon dhe në botë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco